RTSH Sport Live

Ançeloti pas festës: Dua këtë atmosferë edhe kundër Sitit

  • 30/04/2022
  • |
  • Spanjë
Ançeloti pas festës: Dua këtë atmosferë edhe kundër Sitit
Trajneri italian pas fitores në La Liga: “Dua këtë atmosferë në Bernabeu edhe kundër Manchester Cityt”

"Jam shumë i emocionuar, sezoni ka qenë spektakolar, shumë i rregullt dhe i qëndrueshëm. Më duhet të falënderoj lojtarët për punën dhe qëndrimin e tyre. Sot duhet vetëm të festojmë dhe jo të flasim". Kështu është shprehur Carlo Ancelotti, në mikrofonat e Real Madrid TV, pas pushtimit të Ligës spanjolle, që e lejoi të bëhej trajneri i parë që ka fituar në të pesë kampionatet më prestigjioze evropiane.

“E gjithë kjo më mbush me krenari - vazhdon ai -. Më pëlqen ajo që bëj, jam krenar për të. Dua të vazhdoj të fitoj tituj me Real Madridin. Dhe u them tifozëve që të mërkurën, kundër Manchester Cityt në Champions League, kjo atmosferë do të duhet në Santiago Bernabeu”.