Peticion për të përjashtuar përjetësisht nga stadiumet tifozët racistë. Kjo është inisiativa më e fundit e anglezëve për t’i dhënë drejtim një çështjeje që po ngjall debat të madh në ishull pasi disa tifozë vendas nuk i kursyen koret me bazë raciste ndaj Rahford, Saka dhe Sanchos. Deri në këto moment, peticionin e kanë nënshkruar rreth 1 milionë njerëz ndërsa kryeministri Boris Johnson u është drejtuar me fraza të forta duke theksuar se të tillë njerëz duhet të rikthehen në shpellat nga kanë ardhur.
“I bëjmë thirrje federatës dhe qeverisë që të punojnë bashkë për të luftuar këtë fenomen, online apo offline duke nisur që nga futbolli dhe në çdo fushë të jetës”, theksohet në peticion që shton se Kombëtarja e Anglisë është një pasuri e të gjithëve dhe i përket të gjithë vendit prandaj njerëz të tillë duhet të përjashtohen përjetësisht nga çdo stadium në ishull.
Një peticion duhet të formoset nga rreth 100 mijë njerëz për t’u diskutuar në parlament. Çështja e racizmit po trajtohet gjerësisht gjatë këtyre ditëve në Londër ku edhe njerëz nga bota e artit janë përfshirë në komente aspak etike ndaj lojtarëve të Kombëtares së “Tre Luanëve”. Komediani Andrew Bone gjithsesi ka refuzuar të pranojë se një postim në Twitter ishte shkruar prej tij duke pretenduar se adresa e tij ishte hakeruar.