RTSH Sport Live

Anglia bën sërish “Tre Luanët”

  • 22/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Anglia bën sërish “Tre Luanët”
Sterling shënon golin e vetëm të suksesit të dytë në Euro 2020

Rahem Sterling fik Republikën Çeke dhe rindez Anglinë pas “black outit” të derbit britanik. Është sulmuesi shtatshkurtër i Manchester Cityt që i dhuron një tjetër 3 pikësh me një tjetër gol suadrës së Southgate që largohet me një shije të embël nga “Ëembley” ku mbolli shumë por korri pak. Rrjeta e pjesës së parë mjaftoi për të mbyllur një fazë të komplikuar grupesh me vetëm dy gola të shënuar por asnjë të pësuar dhe në këtë rast trajneri anglez mund të fërkojë duart pasi faza mbrojtëse ka gjetur ekujlibrin dhe këtë e reflektoi edhe në duelin me Republikën Çeke ku nuk e vendosi pothuajse asnjëherë në dyshim fitoren.

Saka dhe Graelish që gatuan golin e vetëm të ndeshjes i dhuruan publikut një skuadër argëtuese ku Henderson në mesfushë mori përsipër përgjegjësinë për ta drejtuar kombëtaren e “Tre Luanëve” në xhunglën e preferuar të tyre, aty ku mund të gjuajnë të qetë prenë e tyre dhe këtë e bënë në vazhdimësi gjatë gjithë ndeshjes ku Herry Kane mbetet stonatura e vetme e  mbrëmjes londineze.

Një fitore që e konsifrmon Anglinë lider të grupit por e projekton drejt një supersfide delikate me të dytën e grupit të ferrit ku aktualisht në valle janë Franca, Gjermania dhe Portugalia. Në krahun tjetër, Republika Çeke, e sigurt për kualifikimin në fazën tjetër nuk konsumoi shumë energji dhe e mbylli këtë 90 minutësh me një humbje që vret si me pambuk pasi zbret e treta në grup por e sigurt për të vazhduar rrugëtimin europian.