Ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve për Anglinë dhe Gjermaninë. Pas ndeshjes ndaj Italisë, Kombëtarja e Tre Luanëve pret gjermanët në Wembley në ndeshjen që mbyll rrugën e dy skuadrave në garë.
Një fitore do t'i lejonte gjermanët të fitonin grupin dhe të hynin në Final Four. Asnjë ambicie, përveçse të japë një përshtypje pozitive para publikut të tij, për kombëtaren angleze të trajnerit Gareth Southgate. Më shumë është një ndeshje për trajnerin i cili rrezikon seriozisht vendin e punës, Tuchel është prapa derës.
Southgate mund të dërgojë Tre Luanët në fushë me një 4-2-3-1. Në front, Abrahami do të vepronte si qendërsulmues, i mbështetur nga Mount, Grealish dhe Sterling në vijën e parë. Ward-Prowse dhe Rice mund të formojnë mesfushën. Në mbrojtje James (përpara Alexander-Arnold) dhe Trippier janë kandidatë për mbrojtës të krahut, ndërsa Tomori dhe Maguire do të jenë dy qendërmbrojtësit. Ramsdale do të veprojë midis shtyllave.
Trajneri gjerman Flick do të duhet të bëjë pa Neuer, të bllokuar nga Covid. Në vend të tij do të luajë Ter Stegen. Rudiger dhe Suele në mbrojtje me Raum dhe Henrichs. Në mesfushë, Havertz dhe Gundogan konfirmohen së bashku me Kimmich, ndërsa në sulm i vetmi i sigurt duket të jetë Ëerner, përkrah të cilit do të veprojnë Havertz dhe Sane.
FORMACIONI I MUNDSHËM
ANGLI-GJERMANI
Anglia(4-2-3-1): Ramsdale; James, Tomori, Maguire, Trippier; Ward-Prowse, Rice; Mount, Grealish, Sterling; Abraham. Trajner: Southgate.
Gjermania(4-3-3): Ter-Stegen; Kehrer, Sule, Rudiger, Raum; Kimmich, Gundogan, Hofmann; Havertz, Sane, Werner. Trajner: Flick