RTSH Sport Live

Anglia: nuk ka stërvitje për Foden, në dyshim për Italinë

  • 10/07/2021
  • |
  • Futboll Bota
Anglia: nuk ka stërvitje për Foden, në dyshim për Italinë
Ylli i Manchester City ka pësuar një goditje në gju, ka munguar në seancën e fundit stërvitore

24 orë para finales së Euro 2020, në kampin e përfaqësueses së Anglisë ka një alarm me emrin Phil Foden. Xhevahiri i Manchester City, siç raportohet nga Federata Angleze e Futbollit, humbi seancën e fundit stërvitore për shkak të një goditje të vogël në gju dhe është në rrezik për ndeshjen kundër Italisë. Në planet e Southgate, xholi anglez 21-vjeçar, gjithsesi nuk do të nisej që nga minuta e parë.