RTSH Sport Live

Anglia, Southgate: Fituam një ndeshje të komplikuar

  • 10/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Anglia, Southgate: Fituam një ndeshje të komplikuar
"Fundi është i veçantë për skuadrën dhe shpërblimi për atë që po i japin kauzës”.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka komentuar suksesin në gjysmëfinale përballë Holandës që i mundësoi kalimin në finalen e turneut për të dytin edicion radhazi.

"Ishte një ndeshje e komplikuar dhe ne duhej të vazhdonim të ndryshonim me mënyrën se si ishim në mbrojtje, veçanërisht. Ne duhej të përshtateshim gjatë gjithë kohës dhe lojtarët morën shumë vendime të mira. Fundi është i veçantë për skuadrën dhe shpërblimi për atë që po i japin kauzës”.

Për zëvendësimet - "Gjëja më e rëndësishme është që e gjithë skuadra të jetë gati për të hyrë në lojë. Ne ndjemë, nga pikëpamja e energjisë, se kishim filluar të humbnim pak presion. Ollie mund të bëjë mirë. Ndjemë se ishte një moment i mirë për ta provuar.  Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij”.