RTSH Sport Live

Anglia, trajneri Southgate: Me Uellsin, gjithmonë rivalitet

  • 28/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Anglia, trajneri Southgate: Me Uellsin, gjithmonë rivalitet
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka komentuar në funksion të sfidës me Uellsin

"Çfarë do të thotë rivaliteti mes Anglisë dhe Uellsit? Ata janë atje dhe ne jemi këtu (bën gjeste me duar).  Është si ai midis dy vendeve të tjera që kufizohen me njëri-tjetrin. Dhe mes nesh ka gjithmonë rivalitet dhe një frymë konkurruese". Gareth Southgate, trajneri i Tre Luanëve, që nesër përballet me Bale dhe shokët e tij, u përgjigjet kështu atyre që i kërkojnë atij, jo një gazetari britanik, të përshkruajë ndjenjat që ndajnë, ose ndoshta bashkojnë Anglia dhe Uellsi, që të dyja janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

"Edhe në nivel sportiv ka një rivalitet të madh - vazhdon trajneri anglez -. Ashtu është, unë jam nga Yorkshire dhe mund të them të njëjtën gjë me pjesën tjetër të Anglisë. Gjithsesi nesër në stadium do të ketë një atmosferë fantastike dhe mezi pres”.

Pastaj për Harry Kane, i cili ishte në dyshim. "Ai është mirë, pavarësisht goditjeve që ka marrë - thotë Southgate -. Mendoj se është i disponueshëm dhe në një turne si Kupa e Botës nuk ka nevojë të ketë shumë ndryshime. Për fat të mirë kam 26 profesionistë në skuadrën time që kuptojnë disa gjëra, edhe nëse e kuptoj që dikush ndihet keq nëse qëndron jashtë skuadre”.