RTSH Sport Live

Antonio Conte: City e Liverpool 100 milionë për një lojtar, ndërsa ne…

  • 04/08/2022
  • |
  • Angli
Antonio Conte: City e Liverpool 100 milionë për një lojtar, ndërsa ne…
Trajneri i Tottenham, Antonio Conte ka dhënë një konferencë për shtyp në prag të fillimit të sezonit të ri

Konferenca e parë për shtyp e sezonit për Antonio Conte, i cili po përgatitet të nisë kampionatin e tij të dytë në krye të Tottenham. Në prag të ndeshjes kundër Southampton, trajneri foli për merkaton, por edhe për krahasimin me klubet e tjera të mëdha në Angli: “Nëse më pyesni për City apo Liverpool, përgjigja ime është se po flasim për dy klubet më të mira të botës që kanë punuar me të njëjtin trajner për shtatë vjet”.

“Jam në një pozicion ku të tjerët e kanë shumë të vështirë ta mbyllin hendekun, por ne duhet ta bëjmë. Duhet të shpenzosh 100 milionë  për gjashtë lojtarë, ata shpenzojnë 100 milionë për një apo dy lojtarë. Ky është ndryshimi. Ata e meritojnë të qëndrojnë atje sepse punojnë shumë mirë, kanë të njëjtin trajner prej kohësh dhe e mbështesin. Për t'u bërë një ekip i fortë, ju duhet stabilitet, vizion dhe më pas mund të shihni që ecni hap pas hapi për të zvogëluar diferencën".