RTSH Sport Live

Anullimi i Lojërave Olimpike, mundësi konkrete

  • 20/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Anullimi i Lojërave Olimpike, mundësi konkrete
Toshiro Muto: "Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë, do të diskutohet nëse rastet rriten"

Në Japoni, rasteve e përditshme me Covid-19 vazhdojnë të mbeten të larta dhe Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike madje shkon aq larg sa të mos përjashtojë një anullim në minutën e fundit: "Ne kishim një takim  në të cilën u tha që do të vazhdojmë të monitorojmë situatën - shpjegoi Presidenti Toshiro Muto në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur atyre që e pyetën nëse ishte ende i mundur një hap prapa - Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë me rastet e koronavirusit, por nëse infeksioni do të përhapet më tej, ne duhet të konsultohemi përsëri”.

Me 10 raste pozitive në 24 orët e fundit, rastet me Covid midis personave të brendshëm që mbërritën në Japoni ditët e fundit janë rritur në 68. Megjithëse, duhet thënë, gati 20,000 njerëz të lidhur me Lojërat mbërritën në kryeqytet nga 1 Korriku e në vazhdim. Ceremonia e inaugurimit, rreptësisht pas dyerve të mbyllura si e gjithë pjesa tjetër e ekspozitës me pesë rrathë, është planifikuar për të premten në orën 20:00 me orën e Tokios.