RTSH Sport Live

Apolonia triumfon ndaj Besëlidhjes në Kupë

  • 25/09/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Apolonia triumfon ndaj Besëlidhjes në Kupë
Një gol i Antoni 67’ ka vendosur sfidën e luajtur në Lezhë

Është luajtur sot ndeshja e parë e turit të parë të edicionit të 71-të të Kupës së Shqipërisë në futboll. Në fushë kanë zbritur Besëlidhja dhe Apolonia, me fierakët që kanë arritur të fitojnë me rezultatin 1-0. Gjithçka është vendosur nga një gol i Antoni në pjesën e dytë, minuta e 67-të.

Apolonia arrin kështu një fitore të rëndësishme, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 12 tetor në stadiumin “Loni Papuciu”. Ndeshjet e tjera të Kupës së Shqipërisë do të luhen ditën e hënë(8 ndeshje) dhe ditën e mërkurë(7 ndeshje).