RTSH Sport Live

Arabia Saudite, 138 milionë euro për Superkupën e Italisw

  • 15/09/2022
  • |
  • Itali
Arabia Saudite, 138 milionë euro për Superkupën e Italisw
Kontratë gjashtëvjeçare deri në 2028/29 për 23 milionë për edicion me një çmim të trefishuar

Maksi-oferta nga Arabia Saudite në Serinë A për Superkupën e Italisë. Sipas asaj që raportohet nga MF-Milano Finanza, nw Ligw wshtw paraqitur një propozim  prej 138 milionë eurosh për një marrëveshje gjashtëvjeçare, deri në 2028/29, me një konsideratë prej 23 milionë neto në sezon (shteti pritës do të paguante shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit), një vlerë praktikisht tre herë më e lartë se vlera 8 milionë euro e kontratës aktuale.

Oferta lidhet me formatin e ri të garës, i cili do të përfshijë një turne me katër ekipe të ngjashëm me atë të organizuar nga Spanja. Pjesëmarrës do të ishin dy të parët e klasifikuar në Serie A dhe dy finalistët e Kupës së Italisë. Turneu do të zhvillohet në tre ndeshje, dy gjysmëfinale dhe një finale.

Një delegacion nga Lega Serie A, i drejtuar nga Luigi De Siervo, pritet në Riad në ditët në vijim për të negociuar dhe për të tentuar të përmirësojë kushtet e kontratës, duke ngritur më tej një ofertë tashmë monstruoze.