RTSH Sport Live

Arabia Saudite: frakturë dhe hemoragji për Al-Shahrani, operohet në Gjermani

  • 23/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Arabia Saudite: frakturë dhe hemoragji për Al-Shahrani, operohet në Gjermani
Për futbollistin fatkeq tashmë ka përfunduar Botërori në Katar

Mbrojtësi i Arabisë Saudite, Yasser Al-Shahrani pësoi frakturë në nofull, kocka të fytyrës dhe gjakderdhje të brendshme pasi u përplas me portierin e skuadrës së tij, Mohammed Al-Oëais në minutat e fundit të fitores së tyre historike 2-1 kundër Argjentinës. Mohammed bin Salman, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, urdhëroi që lojtari të fluturojë menjëherë me avion privat në Gjermani për trajtim, raportoi Gulf Today.

Al-Shahrani tashmë ka realizuar një operacion të suksesshëm dhe me një video të publikuar direkt nga spitali ka dashur të qetësojë fansat: "Vetëm doja t'ju siguroja se jam mirë. Urime për fitoren, tifozët sauditë e meritojnë". Natyrisht Kupa e Botës së tij përfundon këtu për shkak të seriozitetit të frakturave që pësoi.

<p></p>

<p></p>