RTSH Sport Live

Arbitër spanjoll për Shqipëri-Islandë

  • 26/09/2022
  • |
  • Kombëtarja
Arbitër spanjoll për Shqipëri-Islandë
Ricardo de Burgos Bengoetxea, 36-vjeçari numëron 135 ndeshje në La Liga

Kombëtarja e Shqipërisë ka lënë pas krahëve humbjen ndaj Izraelit dhe fokusi është kthyer te dueli i fundit në Ligën e Kombeve ndaj Islandës. Një përballje pa asnjë lloj objektivi, por që për kuqezinjtë drejtuar nga Reja rikthimi te fitorja mund të jetë ngushëllimi i vetëm për të mos e mbyllur me turp këtë fushatë të Ligës së Kombeve. Dhe jo vetëm, por edhe për të arritur vendin e dytë në klasifikim. 

Ricardo de Burgos Bengoeçea do të jetë arbitri që do të gjykojë në Tiranë. 36-vjecari është një arbitër spanjoll dhe që prej vitit 2018 ka marrë stemën e FIFA-s. Një arbitër me një CV të pasur, teksa mjafton të shohësh 135 ndeshje që ka arbitruar në La Liga, pa harruar edhe finalen e Superkupës së Spanjës në vitin 2017 mes Barcelonës dhe Real Madrid. Sa i përket arenës ndërkombëtare, në kualifikueset e Kupës së Botës dhe Europianit, Ricardo de Burgos Bengoetxea ka arbitruar vetëm dy ndeshje.  

Takimi mes Shqipërisë dhe Islandës do të luhet ditën e martë, duke nisur nga ora 20:45.