Një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Laçit, Ardit Deliu, në një lidhje direkte me “Rubrika Sportive” në RTSH ka komentuar ecurinë e kurbinasve.
“Ecuri pozitive në pesë ndeshjet e fundit, pesë fitore dhe vetëm një gol i pësuar. Është viti i dytë që luajmë bashkë, me Deliun dhe Shehun, e njohim shumë mirë njëri tjetrin”.
“Kastrioti është si një mace e zezë, na ka marrë pikë pavarësisht se kemi luajtur shumë mirë, fitorja e fundit ishte shumë e rëndësishme. Tani jemi më të harmonizuar me njëri tjetrin. Sigurisht, kur fiton situate bëhet më e mirë.
“Dëmtimi? Besoj se dobëhem gati gati për ndeshjen me Partizanin. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur, mes dy skuadrave më në formë për momentin”.
“Titulli? Fitoret e fundit na kanë dhënë shumë besim. Kemi fituar pothuajse me të gjitha skuadrat e kreut, i kemi të gjitha mundësitë për të pretenduar për titull. Kemi një trajner me shumë përvojë, që na ndihmon ta përballojmë presionin”.