RTSH Sport Live

Arjol Zeneli, i bronztë në Europian

  • 28/10/2021
  • |
  • Të tjera
Arjol Zeneli, i bronztë në Europian
Boksieri vlonjat ka zënë vendin e tretë në kampionatin e 18-vjeçarëve në Budva

Shqipëria e dorezave ka ardhur me medalje nga Kampionati Europian i moshave deri në 18 vjeç, që u zhvillua në Budva të Malit të Zi nga 13-21 tetor. Bëhet fjalë për Arjol Zenelin, i cili ka marrë medaljen e bronztë, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë e dorezave mes 35 shteteve të kontinentit. Për Arjolin ishte e rëndësishme jo vetëm pjesëmarrja, por dhe medalja e marrë.

“Arritëm të marrim medaljen e bronzit. Është një arritje e madhe pasi nuk ka shumë medalistë në Shqipëri”.

Duke mbetur në të njëjtin fakt, trajneri i tij, Gëzim Zeneli, ka konfirmuar se në ndeshjen e tretë ndaj kundërshtarit rus është bërë padrejtësi në një kohë që boksieri vlonjat luftonte për medalje ari.

“Bëmë një figurë tepër të mirë sportive, të gjithë boksierët tanë u paraqitën mirë. Një figurë të madhe bëri dhe Arjol Zeneli, I cili mori edhe medalje”.

Nisur dhe nga medalja e Arjol Zeneli, trajneri i dorezave vlonjate, teksa Flamurtari me katër medalistë ka patur rritje, kërkon më tepër mbështetje dhe investime.

“Kjo na bën ne që jo vetëm të krenohemi, por të jemi më të fortë, që në të ardhmen nga kjo palestër të dalin kampionë Europe dhe Bote me pak mbështetje financiare si nga Ministria e Sporteve si nga Bashkia, nga KOKSH, nga të gjitha institucionet përkatëse”.