RTSH Sport Live

Arjola “e arta” e notit italian

  • 30/08/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Arjola “e arta” e notit italian
Shqiptarja mori medaljen e artë në Paralimpiadën e Tokios

Dy ditë më par iu desh të hiqte dorë nga finalja e notit në paralimpiadë sepse u dëmtua në shpatull, pas garave të mëngjesit. Por vetëm 48 më pas, Arjola Trimi, e lindur në Shqipëri në 1987, por që konkurron për Italinë, arrin të marrë medaljen e artë në not, një nga 7 të tilla të marra nga Italia deri tani.

“Jam një tigër! Jam me të vërtetë e kënaqur! Nuk e prisja absolutisht një kohë të tillë kaq të ulët – ka thënë notarja pasi arriti rezultatin e mirë në 50 metra shpinë. – Uji më ka ndihmuar të bëj gjëra magjike. Më jep mundësinë të shprehem lirisht dhe në mënyrë absolute, në çdo moment, edhe në ato më të vështirat. Kjo Paralimpiadë është tepër e veçantë pa publik. Por me të kam ndarë momentet në stërvitje dhe është e jashtëzakonshme. Kjo medalje e arë për mua do të thotë shumë”.

Arjola Trimi ka zgjedhur këtë disiplinë sepse adhuron të përjetojë ndjesitë që të përcjell sporti në ujë. Momenti më i bukur i saj ka qenë grumbullimi dhe më pas pjesëmarja në Rio 2016, Paralimpiada e saj e parë në karrierë.