Armando Broja, sfidon Anglinë në fushë dhe jashtë saj. Talenti shqiptar zbulon një detaj interesant rreth karrierës së tij, duke rrëfyer për “Goal.com” se ka marrë një ftesë për të përfaqësuar “Tre Luanët”, por zgjedhja e tij e parë dhe e vetme ishte Shqipëria. I lindur në “Slough” dhe i rritur në akademinë e Chelseat, Broja do ta sfidojë Anglinë nga Tirana të dielën në orën 18:00.
“Ishte një vendim shumë i rëndësishëm ai që mora. Bëra këtë zgedhje sepse kam gjak shqiptari dhe të gjithë të afërmit dhe familja ime janë shqiptarë. I bëra njerëzit e mi krenarë. Tani unë ëndërroj që Shqipëria të kualifikohet në Botëror ose Europian. Nëse shkojmë në një Kupë Bote do çmendesha sepse do të shkruanim historinë”.
“Nuk e kemi bërë asnjëherë një gjë të tillë më parë dhe do të ishte vërtet fantastike. Kam shumë njerëz të afërt që jetojnë në Shqipëri dhe unë shkoj çdo verë prandaj mund të them që është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës time në atë vend”, thekson sulmuesi 19-vjeçar në intervistën e veçantë dhënë për faqen prestigjoze.