RTSH Sport Live

Arratiset Atletico Madrid, vendos Suarez

  • 21/01/2021
  • |
  • Spanjë
Arratiset Atletico Madrid, vendos Suarez
Skuadra e trajnerit Simeone ka marrë një fitore me përmbysje, 2-1 në fushën e Eibar, dopietë e sulmuesit uruguajan

Atletico Madrid ka siguruar fitoren e radhës, duke krijuar një largësi prej 7 pikësh nga ndjekësi më i afërt, Real Madrid, pa harruar që ka dhe një ndeshje për të luajtur.

Te besuarit e Diego Simeone arritën të përmbysin rezultatin në fushën e Eibar, duke siguruar një sukses 2-1. Në fillim vendasit filluan një penallti të kthyer në gol nga Dimitrovic 12’. Por pesë minuta para fundit të pjesës së parë është Luis Suarez që ka vendosur barazpeshën.

Për të rrëmbyer fitoren e radhës është përsëri sulmuesi uruguajan, që ka realizuar golin e fitores nga pika e penalltisë në minutën e 89-të, duke sigluar 2-1.

Me këtë fitore, Atletico Madrid është ngjitur në kuotën e 44 pikëve, ndërsa ka akoma dhe një ndeshje për të rikuperuar, ndërsa ndjekësi më i afërt, Real Madrid ndodhet në kuotën e 37 pikëve.