NBA përfshihet nga një tjetër skandal. Bëhet fjalë për grup basketbollistësh të NBA, të cilët janë akuzuar në gjykatën Feerale të Nju Jorkut për një skemë mashtrimi me sigurimet, duke i shkaktuar një dëm prej 4 milionë dollarë, Planit të Përfitimit të Ligës. Janë 18 ish lojtarë të NBA të arrestuar, pjesëtarë të kësaj skeme mashtrimi.
Sipas akuzës, ideja ishte e Terrence Williams, sot 34 vjeç, i zgjedhur i 11-ti në Draftin e 2009, i cili e mbylli karrierën në NBA në 2013, pas 153 ndeshjesh me New Jersey Houston. Williams kishte biseduar me lojtarët e tjerë, duke iu propozuar atyre idenë e rimbursimit për raporte mjekësore fallco. Ish-kolegët e tij e kanë pranuar këtë ide, duke filluar nga viti 2017, duke kërkuar rimbursime për vete dhe për familjarët e tyre, për një shifër prej 4 milion dollarësh, deri vitin e kaluar, kur edhe filluan hetimet të cilat sollën edhe arrestimet.
Midis të arrestuarve janë edhe Tony Allen, ai që Kobe Bryant e konsideronte si mbrojtësin më të mirë midis të gjithë atyre me të cilët ishte përballur, Big Baby Davis, kampion me Boston në 2008, Mon, Andrea Bargnani i Torontos etj.