RTSH Sport Live

Arsenal e Roma nuk zhgënjejnë, barazon Napoli, Benfica poker

  • 03/12/2020
  • |
  • UEFA Europa League
Arsenal e Roma nuk zhgënjejnë, barazon Napoli, Benfica poker

Roma ka marrë një fitore 3-1 përballë Young Boys, duke pushtuar njëkohësisht dhe vendin e parë në grupin A të Europa League. Ashtu si në ndeshjen e parë, të parët që shënuan ishin zviceranët me anë të Nsame 34’. Por skuadra italiane u përgjigj me Borja Mayoral44’ dhe Calafiori 59’. Në fund është Dzeko 81’ që kompleton suksesin.

Arsenal, në grupin B është e vetmja skuadër që ka marrë pikë të plota deri tani. Në sfidën e sotme, formacioni anglez ka mundur Rapid Wiena me rezultatin 4-1. Lacazette 10', Marí 18', Nketiah 44' dhe Smith Rowe 66' e bënë gjithçka të lehtë. Goli i vetëm për skuadrën austriake u shënua nga Kitagawa 47'.

Napoli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen me AZ Alkmaar. Skuadra e trajnerit Gatuzo kaloi e para në avantazh me anë të Mertens, por holandezët arritën të barazojnë rezultatin me anë të Martins Indi në pjesën e dytë. Situata mund të ishte ndërlikuar më shumë nëse Ospina nuk do të kishte pritur një 11-metërsh të vendasve. Kualifikimi mbetet për tu vendosur pas shtatë ditësh në San Paolo ku Napoli do të presë Real Sociedad.

Benfica, fitore me poker përballë Lech Poznan. Vertonghen në pjesën e parë zhbllokoi rezultatin. Në pjesën e dytë, Nuñez 57', Pizzi 58', Weigl 89' kompletuan suksesin e vendasve. Benfica ndodhet me pikë të barabarta(11 pikë) me Rangers në Grupin D, që në mbrëmjen e sotme ka mundur Standar me rezultatin 3-2.

Fitore dhe për Leverkusen, 3-2 në shtëpinë e Nice. Diaby dhe Dragovic në pjesën e parë e bënë të pavlefshëm golin e Kamara për vendasit. Në fillimin e pjesës së dytë, Ndoye vendosi barazpeshën, por gjermanët arritën të gjejnë golin e fitores me Baumgartlinger.

EUROPA LEAGUE/REZULTATET

ROMA-YOUNG BOYS 3-1

Golat: Mayoral 44', Calafiori 59', Džeko 81'/ Nsame 34'

MOLDE-DUNDALK 3-0

Golat: Wolff Eikrem 30', Omoijuanfo 41', Ellingsen 67'

ARSENAL-RAPID WIEN 4-1

Golat: Lacazette 10', Marí 18', Nketiah 44', Smith Rowe 66'/ Kitagawa 47'

NICE-LEVERKUSEN 2-3

Golat: Kamara 26', Ndoye 47'/ Diaby 22', Dragović 32', Baumgartlinger 51'

RANGER-STANDARD LIEGE 3-2

Golat: Goldson 39', Tavernier 45'+1 (p), Arfield 63'/ Lestienne 6', Čop 41'

SLAVIA PRAHA – H.BEER SHEVA 3-0

Golat: Sima 31', 85', Stanciu 36'

CLUJ-CSKA SOFIA 0-0

BENFICA-LECH 4-0

Golat: Vertonghen 36', Nuñez 57', Pizzi 58', Weigl 89'

GRANADA-PSV 0-1

Golat: Malen 38'

OMONIA-PAOK 2-1

Golat: Kakoulli 9', J.Gómez 84' (p)/ Tzolis 39'

AZ ALKMAAR-NAPOLI 1-1

Golat: Martins Indi 54', Mertens 6'

SOCIEDAD-RIJEKA 2-2

Golat: Bautista 69', Monreal 79'/ Velkoski 38', Lončar 73'