RTSH Sport Live

Arsenal komandon, City bën 6, Liverpool në ekstrem, Tottenham barazon

  • 31/08/2022
  • |
  • Angli
Arsenal komandon, City bën 6, Liverpool në ekstrem, Tottenham barazon
Gunners mundën Aston Villa 2-1 dhe mbeten +2 ndaj Guardiolës (6-0 me një tripletë nga Haaland). Reds fitojnë falë Carvalho, Conte u ndal nga Ëest Ham

Raundi i mesjavës në Premier League i buzëqesh Arsenalit, Manchester Cityt dhe Liverpoolit. Topçinjtë mbeten me pikë të plota dhe në vend të parë falë rezultatit 2-1 ndaj Aston Villa. Në minutën e 30-të ishte Gabriel Jesus që kaloi të besuarit e trajnerit Arteta në avantazh. Në pjesën e dytë Villa arriti të barazojë me Douglas Luiz në minutën e 74-ët, por vetëm tre minuta më vonë është Martinelli që siguron tri pikët për Arsenal në këtë sfidë.   

Manchester City mposhti  6-0 Nottinghamin, ku si gjithmonë Haaland tha fjalën e tij me tre gola të shënuar(12’, 23’ dhe 38’) duke e bërë gjithcka të lehtë që në pjesën e parë. Cancelo 50’ dhe Alvarez me dy gola(65’ dhe 87’) kompletuan fitoren e thellë.

Liverpool mundi Newcastle 2-1 me golin e fitores të shënuar nga Carvalhos në minutën e 98-të. Më parë kishin shënuar Isak 38’ dhe Firminho 61’.  Tottenham i trajnerit Conte u ndal nga Ëest Ham 1-1: Soucek 55’ iu përgjigj autogolit të Kehrer 34’.