RTSH Sport Live

Arsenal me pikë të plota, Napolit i mjafton barazimi

  • 10/12/2020
  • |
  • UEFA Europa League
Arsenal me pikë të plota, Napolit i mjafton barazimi

Janë mësuar 12 ekipet e para në Europa League, që do të vazhdojnë më tej sfidën e tyre. Arsenali ka bërë detyrën dhe në ndeshjen e fundit, kualifikohet me pikë të plota. Në ndeshjen e parë në stadiumin "Diego Armando Maradona", e transmetuar në RTSH, Napolit i ka mjaftuar një barazim për të rrëmbyer vendin e parë në grup. Roma është mundur nga CSKA Sofia, por kjo nuk e ka penguar aspak që të vazhdojë më tej si e para e grupit.

Grupi A – Roma, e relaksuar përsa i përket arritjes së objektivave është mundur në fushën e CSKA Sofia me rezultatin 3-1. Gjithsesi, skuadra italiane do të vazhdojë për më tej si e para e grupit. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Young Boys ka marrë një fitore 2-1 përballë rumunëve të Cluj, duke vazhduar për më tej si e dyta.

RENDITJA/GRUPI A

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Roma

6

4

1

1

13

5

+8

13

2

Young Boys

6

3

1

2

9

7

+2

10

3

CFR Cluj

6

1

2

3

4

10

-6

5

4

CSKA Sofia

6

1

2

3

3

7

-4

5

 

Grupi B – Arsenali nuk fal dhe në ndeshjen e fundit në grup, duke u kualifikuar me pikë të plota. Formacioni anglez ka triumfuar në fushën e Dundalk me një rezultat 4-2. Dundalk mbetet në vendin e fundit me zero pikë. Në sfidën tjetër të grupit, Rapid dhe Molde nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2, duke u dhënë mundësinë këtyre të fundit të kualifikohen.

RENDITJA/GRUPI B

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Arsenal

6

6

0

0

20

5

+15

18

2

Molde

6

3

1

2

9

11

-2

10

3

Rapid Wien

6

2

1

3

11

13

-2

7

4

Dundalk

6

0

0

6

8

19

-11

0

Grupi C – Leverkusen ka arritur të triumfojë në sfidën për vendin e parë përballë Slavia Prague me një rezultat të pastër 4-0. Gjermanët do të vazhdojnë për më tej si kokë grupi. Të njëjtën gjë do të bëjë dhe Slavia si e dyta e grupit. Ndërkohë, sfida mes Hapoel Beer Sheva dhe Nice është mbyllur me fitoren 1-0 të skuadrës izraelite.

RENDITJA/GRUPI C

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Bayer Leverkusen

6

5

0

1

21

8

+13

15

2

Slavia Praha

6

4

0

2

11

10

+1

12

3

Hapoel Be'er Sheva

6

2

0

4

7

13

-6

6

4

Nice

6

1

0

5

8

16

-8

3

Grupi D – Rangers ka arritur të blindojë vendin e parë në këtë grup pas fitores 2-0 në transfertë përballë Lech Poznan, që mbetet në vendin e fundit. Benfica nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në fushën e Standard, duke u pozicionuar në vendin e dytë, që i jep të drejtën të vazhdojë rrugëtimin në EuropaLeague.

RENDITJA/GRUPI D

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Rangers

6

4

2

0

13

7

+6

14

2

Benfica

6

3

3

0

18

9

+9

12

3

Standard Liège

6

1

1

4

7

14

-7

4

4

Lech Poznań

6

1

0

5

6

14

-8

3

Grupi E – PSV, falë fitores 4-0 përballë Omonia, por dhe  “zemërgjerësisë” së  Granada, ka arritur të kualifikohet si e para e grupit. Në ndeshjen tjetër, Granada nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në fushën e PAOK, duke vazhduar për më tej si e dyta e grupit.

RENDITJA/GRUPI E

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

PSV

6

4

0

2

12

9

+3

12

2

Granada

6

3

2

1

6

3

+3

11

3

PAOK

6

1

3

2

8

7

+1

6

4

Omonia Nicosia

6

1

1

4

5

12

-7

4

Grupi F – Napolit i ka mjaftuar një barazim 1-1 në “finalen” me Sociedad, duke u kualifikuar si e para e grupit. Edhe skuadra spanjolle do të vazhdojë për më tej si vendi i dytë. Ndërkohë, në sfidën tjetër, AZ Alkmaar, që i duhej fitorja për të rrëmbyer vendin e parë, është mundur 2-1 në fushën e Rijekës, duke mbetur jashtë Europës.

RENDITJA/GRUPI F

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Napoli

6

3

2

1

7

4

+3

11

2

Real Sociedad

6

2

3

1

5

4

+1

9

3

AZ

6

2

2

2

7

5

+2

8

4

Rijeka

6

1

1

4

6

12

-6

4