RTSH Sport Live

Arsenal, “poker” ndaj Crystal Palace

  • 19/03/2023
  • |
  • Angli
Arsenal, “poker” ndaj Crystal Palace
Topçinjtë’ “harrojnë” eliminimin nga Europa League me golat e Martinelli, Saka (dopietë) dhe Xhaka

Rinis ecuria e Arsenalit në Premier League. Të freskët nga eliminimi përvëlues në fazën e 16-shes të Ligës së Evropës nga Sportingu i Lisbonës, 'Topçinjtë' mposhtën Crystal Palace në “Emirates Stadium” me rezultatin e pastër 4-1. Ndeshje që u vendos në shinat e duhura nga të besuarit e Artetës, që arritën të gjejnë avantazhin e dyfishtë mes 28’ dhe 43’ me golat e Martinelli dhe Saka.

Në pjesën e dytë, Arsenali kaloi 3-0 falë golit të Xhakës, por Crystal Palace nuk u dorëzua dhe shkurtoi distancën me gjuajtjen e Schlupp në minutën e 63-të. 10 minuta kalojnë dhe 'Topçinjtë' mbyllin sërish ndeshjen me Saka që nënshkruan dopietën personale. Përfundon 4-1 për djemtë e Artetës që ngjiten në 69 pikë, +8 ndaj Manchester City të Guardiolës që ka një ndeshje më pak.