RTSH Sport Live

Arsenal, zhgënjimi vazhdon: autogol dhe jashtë FA Cup

  • 23/01/2021
  • |
  • Angli
Arsenal, zhgënjimi vazhdon: autogol dhe jashtë FA Cup
Feston Southampton pas një autogol nga Gabriel: mbajtësit e Kupës përshëndesin turneun në raundin e katërt

Fituesit e FA Cup 2019-2020 përshëndesin turneun në raundin e katërt: Arsenali është mundur 1-0 në shtëpinë e Southampton dhe për ekipin e Mikel Arteta ky është  një tjetër zhgënjim në një sezon të komplikuar. Episodi që vendosi ndeshjen gjithashtu pasqyron vitin e vështirë të Topçinjve: autogoli i Gabriel, në sulmin e Walker-Peters, në minutën e 24-të.

Në pjesën e dytë, sulmi i Topçinjve prodhoi vetëm një rrezik real për Forster, me Nketiah në minutën e 67-të, por portieri i Shenjtorëve bëri një punë të shkëlqyer. Mungesa e Aubameyang u ndie në momentin e presionit më të madh nga Arsenali: Lacazette, në versionin kapiten, ishte i kontrolluar mirë nga mbrojtja e Southampton.

Shansi i fundit për të barazuar erdhi në minutën e 93-të, por Nketiah gaboi në momentin e fundit. Shenjtorët mundën Gunners për herë të parë në FA Cup dhe arritën në raundin e pestë: kundërshtari tjetër është Wolverhampton.