RTSH Sport Live

Arsenali e nis me një fitore

  • 05/08/2022
  • |
  • Angli
Arsenali e nis me një fitore
Topçinjtë imponohen 2-0 në fushën e Crystal Palace në ndeshjen e parë të sezonit, vendos goli i Martinellit dhe autogoli i Guehi

Tri pikët e para të Premier League 2022/2023 shkojnë për Arsenalin. Formacioni i Artetës imponohet 2-0 në ndeshjen e komplikuar të “Selhurst Park” kundër Crystal Palace, që për një kohë të gjatë i trembi Topçinjtë. Në minutën e 20-të, Martinelli ka shfrytëzuar një top të Zichenko, duke shënuar golin e parë të sezonit të ri. Përcaktues do të jetë goli i 21-vjeçarit, por edhe pritjet e Ramsdale.

Portieri i Arsenalit është në fakt shumë i vendosur, mes fundit të pjesës së parë dhe fillimit të pjesës së dytë, për të ndaluar Edouard dy herë: fillimisht në një goditje të bukur me kokë, pastaj në një goditje nga afër. Ndërhyrja tjetër kyçe është ndaj Eze, i cili i vetëm përballë portierit të Topçinjve dështon.

Më pas, Arsenali vendosi të mos rrezikojë dhe në minutën e 85-të mbylli ndeshjen: krosim i Saka dhe autogoli i Guehi, i cili ndërhyri në krosim por dërgoi topin në portën e tij, mbylli ndeshjen. Pra, tri pikët e para të kampionatit janë të Topçinjve: Crystal Palace, nga ana tjetër, vuan për mundësitë e humbura, por Patrick Vieira mund të mbetet i kënaqur me ndeshjen e luajtur nga Shqiponjat.