RTSH Sport Live

Arsenali, kampion në ditën e fundit? Çmimi i biletës është i çmendur

  • 30/03/2023
  • |
  • Angli
Arsenali, kampion në ditën e fundit? Çmimi i biletës është i çmendur
Në rrjetet sociale po qarkullojnë numrat e rishitjes së disa kuponëve për ndeshjen e 28 majit kundër Wolverhampton, kostoja është e pabesueshme.

Në Londër, në kampin e Arsenalit, ushqejnë ëndrrën për të fituar sërish Premier League 19 vjet pas herës së fundit, në 2004. Beteja me Manchester Cityn e Guardiolës është e hapur, Topçinjtë ruajnë një epërsi prej tetë pikësh: 69 me 61, por Qytetarët kanë një ndeshje më pak. Hendeku mund të zvogëlohet në pesë gjatësi dhe kanë mbetur edhe dhjetë javë.

Tifozët e Arsenalit në Angli po llogarisin se kur mund të festojnë triumfin e tyre. Nëse do të arrinim deri në fund, ditën e fundit, synimi i çdo tifozi do të ishte të fitonte një biletë për javën e 38-të kundër Wolverhampton-it, të planifikuar për në 28 maj. Siç lexojmë në “The Sun”, emocioni për një moment historik është i tillë që biletat janë nxjerrë në shitje me çmimin e pabesueshëm prej 60 mijë eurosh. Zakonisht nuk i kalon 150 euro, por për rastin e veçantë dikush ka vendosur të gjuajë lart, shumë lart.