Gjeni dhe rebel si lojtar, Andrey Arshavin vazhdon të befasojë edhe në moshë më të pjekur. Ish-futbollisti i kombëtares ruse, me një të kaluar të suksesshme tek Arsenal dhe Zenit-i, ka qenë protagonist i një moment argëtues në rrjetet sociale në të cilin është përfshirë edhe ish-guraja e tij.
Arshavin, aktualisht drejtues i Zenit-it, ka publikuar në orët e kaluara një fotografi të tijën në Instagram ku shfaqej i menduar në punë. Shumë like, por edhe disa pyetje paksa personale në lidhje me një raft pa shumë trofe.
Një ndjekësit, në fakt, e ka pyetur: “Po ku kanë përfunduar çmimet e tjerë që ke fituar?”. Përgjigja e Arshavin ka qenë në stilin e tij: “Të gjithë janë në raftin e Y.G”. Y dhe G janë inicialet e ish-gruas së tij, Yulia Gennadyevna.