RTSH Sport Live

Asani e mbyll me Partizanin, transferohet në Hungari

  • 11/06/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Asani e mbyll me Partizanin, transferohet në Hungari
26-vjeçari ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me të kuqtë, për tu transferuar tek Kisvarda FC në Hungari

Jasir Asani ka njoftuar largimin nga skuadra e Partizanit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, një nga pikat më të forta të skuadrës së kuqe ka njoftuar mbylljen e aventurës me kryeqytetasit, për të vazhduar të ardhmen diku tjetër.

Një falenderim për të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar gjatë këtyre viteve. Por nuk ka vonuar dhe nënshkrimi me skuadrën e re, ku do të luajë në vazhdim. Bëhet fjalë për skuadrën hungareze të Kisvarda FC, e cila në sezonin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e pestë.

Postimi i Asanit:

Sot ka ardhur dita qe t’ju them faleminderit te gjitheve dhe mirupafshim. Ndarjet nuk me kane pelqyer kurre por futbolli eshte i tille, me nje fillim dhe nje fund. Pas shume ndeshjesh, suksesesh, deshtimesh e sakrificash, erdhi dita qe te them faleminderit per cdo emocion qe me keni dhuruar.

Dua te falenderoj stafin teknik, te gjithe trajneret me te cilet kam punuar, te gjithe asistentet, stafin organizativ, magazinieret dhe kujdestaret e fushes e te topave. Ju ma keni bere gjithcka me te lehte ne aventuren time te Partizani.

Shpirti i Partizanit, tifozeria e kuqe do te jete gjithmone nje kujtim i bukur per mua dhe do te kene gjithmone nje vend te vecante ne zemren time. Me keni mbeshtetur nga dita e pare qe erdha dhe sot dua tju them faleminderit per gjithcka. Faleminderit Partizan