RTSH Sport Live

Asani në Hungari, 400 mijë euro për dy sezone

  • 06/06/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Asani në Hungari, 400 mijë euro për dy sezone
Sulmuesi 26-vjeçar do të firmosë me Kisvardan gjatë ditëve të ardhshme

Pas Eraldo Cinarit, Partizani humbet me parametra zero edhe Jasir Asanin. Sulmuesi 26-vjecar do të nisë një eksperiencë të re në Hungari me skuadrën e Kisvardas ku të Hënën ose të Martën do të nënshkruajë një kontratë 2 vjecare me opsion rinovimi. RTSH Sport mëson se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët pasi presidenti i klubit hungarez që e mbylli sezonin në vendin e pestë të klasifikimit, jashtë zonës europiane.

Asani do të përfitojë rreth 350 mijë Euro për dy sezone që bashkë me bonuset mund të shkojnë deri në vlerën e 400 mijë eurove, ndërsa mes palëve ekziston edhe një klauzolë për zgjetjen e kontratës edhe me një sezon tjetër nëse klubi por edhe mesfushori do të jenë vendosin të vazhdojnë në të njëjtën rrugë.

Asani që një vit më parë u kthye nga huazimi te AIK Stiokholm duke iu bashkuar skuadrës së Ilir Dajës gjatë sezonit të fundit, ka pasur një ofertë të rëndëdishme edhe nga një klub i ligës së dytë turke por vendosi të bashkohej me skuadrën e Kisvardas.

Në rast se Myrto Uzuni do të vazhdojë karrierën te Ferencvarosh, atëherë Asani do të jetë lojtari i dytë që luan në kampionatin hungarez ku do të rikthehet edhe Liridon Latifi pas dy viteve huazim te Sherif Tiraspol. Ish sulmuesi i Skënderbeut do të bashkohet përkohësisht me skuadrën e Puskas që dotëzon kartonin e tij.