RTSH Sport Live

Asani thërret, Krasniqi përgjigjet: Teuta e Partizani barazojnë

  • 25/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Asani thërret, Krasniqi përgjigjet: Teuta e Partizani barazojnë
“Në “Niko Dovana” gjithçka është mbyllur në barazim 1-1, një mundësi e humbur për tu afruar me Vllazninë

Teuta dhe Partizani nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Një sfidë me një ritëm të kënaqshëm ku në pjesën e parë, Krasniqi i është përgjigjur golit të Asanit, Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 80-të, skuadra e trajnerit Daja ka mbetur me 10 lojtarë, kartoni i dytë i verdhë për Muratajn. Gjithsesi, verdikti i 90 minutave është një 1-1.

Sfida ka nisur e vrullshme për skuadrën durrsake, Bregu e Krasniqi shfaqen rrezikshëm, por ata që gjejnë rrugën e rrjetës janë lojtarët e Partizanit. Pikërisht në minutën e 8-të të takimit, Jasir Asani ka zhbllokuar sfidën me një gjuajtje me të djathtën, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Frashëri. Përpjekjet e durrsakëve do të shpërblehen në minutën e 37-të, moment në të cilin Krasniqi ka fituar duelin ajror me mbrojtjen e kuqe dhe ka vendosur barazpeshën 1-1, që mbyll dhe pjesën e parë.

Ritëm dhe në pjesën e dytë, me të dyja skuadrat që nuk pajtohen me barazimin. Krasniqi kishte mundësinë e artë për të kompletuar dopietën e tij në këtë sfidë, por është ndalur nga Alban Hoxha. Nga ana tjetër, Partizani humbet shërbimin e Muratajt, që merr kartonin e dytë të verdhë, por që nuk e pengon aspak të sulmojë. Çinari, e më pas Bitri kishin mundësitë e tyre për të shënuar, por pa arritur të konkretizojnë si duhet.

Gjithçka mbyllet në barazim, një mundësi e humbur, si për Teutën ashtu dhe për Partizanin për tu afruar më shumë me Vllazninë kryesuese. Në javën e 17-të të Kategorisë Superiore, Partizani do të presë pikërisht Vllazninë, ndërsa Teuta do të përballet me Laçin.

 

KATEGORIA-SUPERIORE/JAVA 16

Rezultatet:

E diel

VLLAZNIA-KASTRIOTI 0-0

KUKËSI-BYLIS  2-1

Golat: Ibraimi 39′, Eze 56’/ Stojanoviç 26′

SKËNDEBEU-APOLONIA 1-1

Golat: Meksi 52′ (pen.)/ Gjata 72′ (pen.)

E hënë

TIRANA-LAÇI 0-1

Golat: Mazrekaj 72’

TEUTA-PARTIZANI 1-1

Golat: Krasniqi 37′ / Asani 8′   

RENDITJA

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Vllaznia

16

11

3

2

24

9

+15

36

2

Partizani

16

7

6

3

23

10

+13

27

3

Teuta

16

6

9

1

16

7

+9

27

4

Laçi

16

6

6

4

21

14

+7

24

5

Kukësi

16

7

2

7

20

21

-1

23

6

Tirana

16

4

8

4

14

11

+3

20

7

Kastrioti

16

4

6

6

15

20

-5

18

8

Apolonia

16

3

4

9

12

29

-17

13

9

Bylis

16

2

6

8

12

22

-10

12

10

Skënderbeu

16

2

6

8

18

32

-14

12