RTSH Sport Live

Asllani: Me Interin në Champions, një ëndërr

  • 02/11/2022
  • |
  • Futboll Bota
Asllani: Me Interin në Champions, një ëndërr
Mesfushori kuqezi ka luajtur për 90 minuta në ndeshjen kundër Bayern

Kristjan Asllani më në fund ka arritur të gjejë një 90 minutësh të plotë dhe pikërisht në Champions League kundër gjermanëve të Bayern. Një ndeshje pa objektiva të rëndësishëm, pasi të dyja skuadrat e kishin siguruar më parë kalimin e raundit: bavarezët në vend të parë dhe zikaltërit të dytët në grup. Gjermanwt arritën të fitojnë 2-0 duke e mbyllur fazën e grupeve me pikë të plota, por kjo nuk e ka penguar aspak mesfushorin kuqezi të shprehë të gjithë kënaqësinë e tij për momentin që po jeton.

"E dinim se do të ishte e vështirë, e shprehëm lojën tonë duke mbetur kompakt gjatë gjithë ndeshjes. Mund të shënonim gjithashtu, portieri i tyre bëri disa pritje të shkëlqyera. Shumë keq për humbjen, por ajo që bëmë mirë në grup mbetet”. Kështu u shpreh Kristjan Asllani, i intervistuar nga Mediaset Infinity pas Bayern-Inter 2-0.

Çfarë do të thotë për ju që e keni luajtur si titullar?

“Deri para një viti e gjysmë isha në stolin e Primavera-s, të jesh këtu është një ëndërr, luaj me skuadrën që mbështes që fëmijë, debutova në moshën 20-vjeçare me këtë fanellë dhe jam i lumtur. Do të kisha preferuar të fitoja, por e kemi kaluar raundin”.

Tani vëmendja tek ndeshja me Juven…

“Është vendimtare, e dimë që nuk mund të humbim më pikë”.