RTSH Sport Live

Atalanta humbet një mundësi, barazon me Udinesen

  • 20/01/2021
  • |
  • Itali
Atalanta humbet një mundësi, barazon me Udinesen
Pereyra firmosi avantazhin e friulianëve pas 30", Muriel barazoi në minutën e 44-ët. Më pas, monologu i ekipit të Gasperini, por rezultati nuk ndryshoi

Një barazim i mirë apo dy pikë të humbura? Varet nga perspektiva. Atalanta e Gian Piero Gasperinit nuk e shfrytëzoi mundësinë në rikuperimin e javës së dhjetë kundër Udineses: gjithçka u mbyll në barazim 1-1 në Dacia Arena me golat në pjesën e parë nga Pereyra dhe Muriel.

Pas 30" lojë, friulianët kaluan në epërsi me Pereyra. Atalanta shtyn përpara por Udinese kontrollon pa probleme deri në minutën e 44, kur Muriel heq qafe dy kundërshtarë dhe shënon golin e barazimit.

Pjesa e dytë është një monolog i të besuarve të Gasperini, që e kërkuan golin me të gjitha mënyrat, por pa arritur të konkretizojnë si duhet në metrat e fundit.

Bardhezinjtë arrijnë të gjejnë një pikë pas dy humbjeve radhazi, ndërsa zikaltërit vijnë pas barazimit pa gola me Genoan. Të shtunën është sfida me Milanin në San Siro