RTSH Sport Live

Atalanta, kualifikim që vlen 47 milionë euro

  • 08/12/2021
  • |
  • Futboll Bota
Atalanta, kualifikim që vlen 47 milionë euro
Përballja ndaj Villareal në Champions, e rëndësishme edhe në aspektin financiar

Të mërkurën kundër Villareal, për Atalantën nuk do të jetë në lojë vetëm kalimi për në raundin tjetër të Champions league. Skuadra italiane mund të sjelli në shtëpi një thesar që do ti lejonte të vazhdonte ëndrrën e saj për Europën edhe në të ardhmen. Në rast kalimi të raundint të 1-16-të, UEFA do të shkruajë një çek prej 13 milionë eurosh, shtuar me fitoret në fazën e grupeve, të drejtat televizive dhe shitjet e biletave gjë që do ta çonte në 47 milionë euro.

Përveç aspektit ekonomik, sigurisht që është edhe ai sportiv: të mbyllësh grupin në vendin e dytë do të nënkuptojë përballjen me një skuadër më të fortë. Megjithatë një rënie në Europa League do të ishte një gjë e keqe, nga pikëpamja ekonomike të ardhurat do të pakësoheshin, por Atalanta aktuale mumnd të bëhet një nga pretendetët për titull. Tifozët janë të ndarë: të zgjedhësh mes vazhdimit në Europën e të mëdhenjve apo përpjekjes për të fituar trofeun e dytë kontinental.