RTSH Sport Live

Atalanta ngadalëson ecurinë e Interit

  • 16/01/2022
  • |
  • Itali
Atalanta ngadalëson ecurinë e Interit
Seria e fitoreve radhazi të kampionëve të Italisë ndalet në 8. Musso dhe Handanovic, më të mirët në fushë

Seria e fitoreve të njëpasnjëshme të Interit ndalet në 8, duke barazuar 0-0 me Atalantën në ndeshjen e javës së  22-të në Serie A dhe duke kaluar në +2 ndaj Milanit, që mban vendin e dytë në renditje. Në pjesën e parë mundësia më joshëse i ndodh Sanchezit, por Musso është i mrekullueshëm (24'). Në fillim të pjesës së dytë Handanovic është super ndaj Pessinës (49'), më pas portieri argjentinas i thotë jo konkluzioneve të Dzekos (59') dhe Vidalit (76'). Në finale, slloveni triumfon ndaj Muriel dhe Pasalic.

Interi nuk ka shënuar në një ndeshje të Serie A për herë të parë që nga janari 2021 (0-0 kundër Udineses), duke ndërprerë një seri prej 39 ndeshjesh radhazi.

Atalanta nuk ka arritur të shënojë në dy nga tre ndeshjet e fundit në Serie A (0-0 në të dyja rastet), aq herë sa në 30 ndeshjet e mëparshme në këtë kompeticion.

Interi ka mbajtur portën e paprekur në pesë ndeshje radhazi në Serie A larg San Siros për herë të parë në epokën e tri pikëve për një fitore. Samir Handanovic ka mbajtur portën e pastër në 150 ndeshje për Interin në të gjitha garat.

Atalanta nuk ka shënuar në gjashtë nga 10 ndeshjet e fundit të ligës kundër Interit - në tre prej tyre ndeshja përfundoi 0-0.

Atalanta e mbylli ndeshjen me një posedim mesatar prej 36%, më e ulëta për skuadrën e Bergamos në një ndeshje të Serie A që nga janari 2018, kundër Romës (33%).

Samir Handanovic është lojtari i tetë i Interit (dhe portieri i parë) që kaloi kufirin e 350 paraqitjeve në Serie A për zikaltërit.