RTSH Sport Live

Atalanta-Real Madrid, Zidane ka vetëm 12 lojtarë!

  • 22/02/2021
  • |
  • Futboll Bota
Atalanta-Real Madrid, Zidane ka vetëm 12 lojtarë!
Blancos nuk do të kenë në dispozicion Sergio Ramos, Benzema, Marcelo, Carvajal, Hazard, Valverde dhe Rodrygo

Përveç mungesës së Sergio Ramos, Real Madrid do të duhet të bëjë edhe pa sulmuesin Karim Benzema në ndeshjen e parë të fazës me eliminim në Ligën e Kampioneve kundër Atalantës: sulmuesi francez nuk është rikuperuar nga dëmtimi i shfaqur kohët e fundit.

Përveç kapitenit dhe sulmuesit francez, Trajneri Zidane  nuk do të jetë në gjendje të llogarisë edhe  Marcelo, Carvajal, Eden Hazard, Fede Valverde dhe Rodrygos. Numrat në dorë, Real Madrid do të shkojnë në Bergamo me 12 lojtarë plus bukurinë e 6 lojtarëve të rinj.

Me vetëm 12 lojtarë të ekipit të parë në dispozicion (plus portierin e tretë), Zidane, për ndeshjen kundër Atalantës ka grumbulluar këta lojtarë:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube.

Mbrojtësit: R. Varane, Nacho, F. Mendy, Chust, Miguel.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Arribas, Blanco.

Sulmuesit: Asensio, Lucas V., Vini Jr., Mariano, Hugo Duro.