RTSH Sport Live

Atalanta shmang Barçën, “peshkon” Leipzig

  • 18/03/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Atalanta shmang Barçën, “peshkon” Leipzig
Katalanasit do të përballen me Eintracht Frankfurt. Tablonë e çerekfinaleve e plotësojnë Braga-Rangers dhe West Ham-Lyon.

Shije e hidhur e ëmbël për Atalantën në Europa League. Në shorteun e çerekfinaleve, skuadra italiane në fakt i është shmangur Barcelonës, por ka “peshkuar” Leipzig-un, një tjetër skuadër që duhet marrë në konsideratë. Katalanasit, nga ana tjetër, do të duhet të përballen me Eintracht Frankfurt dhe nuk janë çiftuar as në gjysmëfinalen eventuale kundër lojtarëve të Bergamos. Tablonë e çerekfinaleve e plotësojnë Braga-Rangers dhe West Ham-Lyon. Ndeshjet çerekfinale të Europa League do të luhen më 7 prill (ndeshjet e para) dhe 14 prill (ndeshjet e kthimit).

Ndeshjet çerekfinale:

Leipzig-Atalanta

Frankfurt-Barcelona

West Ham-Lyon

Braga-Rangers

Ndeshjet gjysmëfinale:

Leipzig / Atalanta vs Braga / Rangers

West Ham / Lyon vs Frankfurt / Barcelona