RTSH Sport Live

Atletico humbet, Real e Barça ëndërrojnë

  • 04/04/2021
  • |
  • Spanjë
Atletico humbet, Real e Barça ëndërrojnë
Të besuarit e trajnerit Simeone janë thyer në fushën e Sevilla, 1-0, gol i Marcos Acuna 70’

Humbje që djeg për Atleticon në javën e 29-të të La Liga, 1-0 përballë Sevilla. Gjithçka u vendos në minutën e 70-të të takimit nga një gol I Marcos Acuna. Një gol që u kontestua ashpër nga të besuarit e trajnerit Simeone, të cilët pretenduan një prekje të topit me dorë nga Ocampos në momentin e nisjes së aksionit. Sevilla humbi dhe një penallti në minutën e 8-të të takimit pikërisht me Ocampos. Atletico tani po rrezikon: me Realin në -3, nëse Barcelona fiton të hënën në mbrëmje, shkon në -1.

Trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui:  "Është një kënaqësi të madhe, sepse lojtarët patën një ndeshje të shkëlqyer kundër të parëve në renditje dhe ata e merituan fitoren. Nuk është gjithmonë e lehtë të kapësh një rezultat të plotë, edhe kur e meriton. Skuadra tregoi karakter dhe personalitet, duke mos u demoralizuar pas gabimit nga pika e bardhë e penalltisë. Është dashur një performancë shumë e lartë, sepse për të mposhtur Atletico duhet të bësh gjithçka mirë. Unë mendoj se ekipi u përgjigj në këtë kuptim, duke kursyer gjithashtu një mundësi të rrezikshme në finale”.

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone: "Një ndeshje e vështirë: ne e dinim atë dhe nuk bëmë atë që kishim përgatitur. Në pjesën e parë ekipi luajti shumë pak, duke u përmirësuar pas gjysmë ore. Më mirë në pjesën e dytë, kur kishim mundësi me Hermoso dhe Correa për të rifilluar një lojë që Sevilla meritonte të fitonte. Nëse bën një ndryshim pas 30 minutash, kjo do të thotë se zgjedhjet e mia kishin qenë të gabuara. Çfarë po përpiqeshim për të bërë nuk pati sukses. Dora e Ocampos? Unë nuk mendoj se ishte vendimtare. Ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi të përmirësohemi duke u përgatitur për një sfidë në një fushë të vështirë si Betis”.