RTSH Sport Live

Atletico, Simeone:  Të fitosh në Mestalla, nuk është e lehtë

  • 28/11/2020
  • |
  • Spanjë
Atletico, Simeone:  Të fitosh në Mestalla, nuk është e lehtë

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, foli pas ndeshjes së fituar 1-0 kundër Valencias: “Më i miri i ekipit kundërshtar ishte portieri dhe kjo thotë shumë. Kishte goditje nga Llorente, Lemar dhe Correa. Ai ka ruajtur dy ose tre topa mbresëlënës. Ekipi duhet të vazhdojë të përpiqet të krijojë shanse, të jetë më energjik”.

Për fitoren në Mestalla: “Të fitosh në Valencia nuk është e lehtë, ata sapo kishin luajtur dhe kishin fituar një ndeshje të mirë kundër Real Madrid dhe sapo kishin rikuperuar 0-2 kundër Alavés”.

Për Suarez: “Mjeku do të na informojë kur të jetë negativ. Unë fola me të tri herë për të parë se si ndihet dhe e di se dëshiron të kthehet. Prania e tij është e rëndësishme, ne e dimë se çfarë është i aftë të japë në fushë”.