RTSH Sport Live

ATLETIKË/Luiza Gega, e njëmbëdhjeta në Doha

  • 28/05/2021
  • |
  • Të tjera
ATLETIKË/Luiza Gega, e njëmbëdhjeta në Doha
9’34”20 koha e shtatshkurtrës së artë të atletikës shqiptar, shumë larg pritshmërive

Luiza Gega ka zhgënjyer në daljen e saj të parë ndërkombëtare për vitin 2021, ndërsa ishte pjesëmarrëse në Diamond League në Doha të Katarit. Shtatshkurtëra e artë e atletikës shqiptare është renditur e njëmbëdhjeta mes katërmbëdhjetë pjesëmarrësve. Dhe koha e saj ka qenë larg pritshmërive, ndërsa kronometri është fiksuar 9’34”20.

Në vendin e parë, duke qenë lidere botërore e momentit, keniania Norah Jeruto me kohën 9’00”67. Në vendin e dytë etiopiania Mekides Abebe me kohën 9’02”52 duke thyer rekordin kombëtar dhe duke bërë rezultatin më të mirë personal për sezonin.

E në vendin e tretë Uinfred e Bahreinit me kohën 9’02”64, edhe kjo rezultat të mirë personal për sezonin. Tanimë për Gegën do të jetë pjesëmarrja në Kampionatin Europian të Birmingamit, kjo më 5 qershor, ndërsa do të konkurrojë në 10.000 metra.

Nuk duhet harruar që është së bashku me Briken Caljen sportiste e kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.