Ángel Correa është një futbollist veteran te Atlético, pavarësisht se është vetëm 26 vjeç. Sulmuesi e njeh mirë skuadrën e vet, por e di mirë edhe rëndësinë e lojës kundër Milanit. Një rival në të cilin ishte gati të shkonte në 2019-ën dhe para të cilit mendon vetëm fitoren. Correa pranon se vetëm fitorja ndaj Milanit mund ta mbajë skuadrën e tij në përpjekje për të siguruar kualifikimin më tej në Champions.
“Pas dy humbjeve me Liverpoolin, ajo që na ka mbetur në Champions League, është që të luajmë për të fituar dy ndeshjet e tjera, sidomos atë ndaj Milanit. Eshtë detyrim” – ka thënë sulmuesi argjentinas. Ai nënvizon rikthimin e tifozëve në Ëanda Metropolitano. “Tifozët janë gjithmonë me ne, në çdo kohë. Mendoj se tani është koha që ne duhet të fitojmë çfarëdo që duhet dhe ata do të na bashkohen kundër Milanit sepse është një finale”.
Në një kohë që ai ka qenë shumë pranë kalimit në Milano në verën e vitit 2019. Correa pranon se është shumë i lumtur në Madrid. “Po ka qenë një mundësi për të shkuar në Milano. Në fund pas shumë bisedimesh nuk ndodhi transferimi dhe unë jam shumë i lumtur që vazhdoj te Atlético”. Në moshën 26-vjeçare, ai do të realizojë ndeshjen e 300 me Atléticon, pikërisht me sfidën ndaj Milanit, të cilën kërkon me çdo kush ta fitojë.