RTSH Sport Live

Atletiko përmbys Getafen, vendos Suarez

  • 21/09/2021
  • |
  • Spanjë
Atletiko përmbys Getafen, vendos Suarez
Colchoneros zhvlerësojnë golin e Mitrovic falë dopietës së Suarez në minutat e fundit

Pas fitores së minutës së 99 -të në Espanyol, Atletico Madrid triumfon përsëri në minutat e fundit në ditën e gjashtë të La Liga. Colchoneros kanë arritur të fitojnë derbin e Madridit kundër Getafe me rezultatin 2-1, falë një dopiete nga Luis Suarez, i cili i përgjigjet Mitrovicit. Skuadra e Simeones merr kryesimin në renditje me 14 pikë, ndërsa Getafe mbetet ende në zero. Vendasit kaluan në avantazh në fund të pjesës së parë me mbrojtësin Mitrovic, i cili mbylli kështu një pjesë të mirë të parë të Getafe ndërsa Atletico luftoi për të krijuar lojë.

Në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshon të paktën deri në 74 ’, kur Getafe mbetet në dhjetë pasi Alena u ndëshkua me karton të kuq. Mjafton ky moment që të besuarit e trajnerit Simeone të kthejnë situatën në favorin e tyre, të cilëve në fakt u duhen vetëm katër minuta për të barazuar rezultatin me Luis Suarez në limitet e pozicionit jashtë loje. Në këtë pikë, kampionët në fuqi të Spanjës vazhdojnë të shtyjnë fort me një lojtarë më shumë, dhe goli fitues vjen përsëri në minutën e 90 –të, përsëri me ‘Pistolero’.