RTSH Sport Live

Atletiko, Simeone: Me Milanin, sfidë e rëndësishme

  • 24/11/2021
  • |
  • Futboll Bota
Atletiko, Simeone: Me Milanin, sfidë e rëndësishme
Trajneri i Atletico: "Polemika për gjyqtarët? Asgjë e re"

“Në Milano vuajtëm në fillim, me shumë presion. Nesër, nëse ata luajnë në të njëjtën mënyrë, ne duhet të jemi të zotë në shfrytëzimin e hapësirës”, ky është çelësi i Simeones për Atletico Madrid-Milan. Trajneri i Colchoneros e di që ndeshja kundër kuqezinjve është një ndeshje e rëndësishme: "Kemi luajtur shumë ndeshje të këtij lloji, nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme siç është gjithmonë në Champions League. Që në momentin e shortit e dinim që do të shkonte. Ne e respektojmë rivalin dhe duam ta arrijmë objektivin”.

Për formacionin, ish-mesfushori kalon në driblim: "Ne do të përpiqemi të luajmë sipas asaj që kërkon ndeshja. Varet me kë luan por edhe nga ecuria e lojës. Mungesa? Ata peshojnë jo vetëm nga ajo pikë pamje, por edhe për ndërtimin e lojës ekipore. Nesër do të përpiqemi të bëjmë maksimumin që të mos peshojnë”.

Savic rikthehet, por Joao Felix nuk do të jetë aty: "Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne,  ka vite që luan këtu, ai jep forcë dhe besim. Jep atë që i duhet ekipit. Joao kishte momente më të mira, për shembull në fillimi. Tani ai po rikuperohej shumë mirë, pastaj mori një goditje e tani duhet të shërohet".