RTSH Sport Live

Australian Open, Djokoviç kalon pa vështirësi, Rublev mund Rune

  • 23/01/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Australian Open, Djokoviç kalon pa vështirësi, Rublev mund Rune

Hapi i Novak Djokoviç drejt finales nuk njeh pushim. Serbi arriti të kalkonte pa shumë vështirësi tenistin Alex De Minaur me shifrat 6-2, 6-1, 6-2. Numri 22 në renditje nuk pati asnjë mundësi përballë Nole-s, i cili po vuan nga probleme fizike. Në çerekfinale Nole do të ndeshet me Andrey Rublev, i cili ishte protagonist i një ndeshje mjaft të vështirë përballë Holger Rune me shifrat  6-3, 3-6, 6-3, 4-6, 7-6.

Fituesi i këtij çifti do të ndeshet në gjysëmfinale me fituesin e çiftit Shelton-Paul. Ky edicion i Australian Open është historik për SHBA-të. Për herë të parë pas 23 vitesh ky shtet përfaqësohet me tre tenistë në çerekfinale. Në  2002 ishin Agassi, Sampras dhe Woodruff.

Çerekfinalet (m) Australian Open

Nesër

04:00 Khachanov K. - Korda S.

10:30 Tsitsipas S. - Lehecka J.

25 Qershor

01:00 Rublev A.- Djokovic N.

01:00 Shelton B. - Paul T.