RTSH Sport Live

Australian Open, nën masa të rrepta sigurie

  • 13/02/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Australian Open, nën masa të rrepta sigurie
Melbourne urdhëron mbylljen 5-ditore, për shkak të mutacionit britanik, të Covid-19. Por Australian Open do të vazhdojë të luhet, vetëm pa tifozë

Australian Open do të vazhdojë nën masa të rrepta sigurie dhe ndeshjet do të luhen pa spektatorë. Kështu është vendosur, pas njoftimit për një izolim 5 ditor në Melburn. "Turneu do të vazhdojë dhe tenistët do të konkurrojnë nën masa tepër të rrepta” - tha shefi i turneut, Craig Tiley. "Ata që do të lejohen të lëvizin do të jenë vetëm lojtarët, anëtarët e stafit të cilët nuk do të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre nga shtëpia".

Më shumë se gjashtë milion njerëz u urdhëruan për një izolim të parakohshëm, 5 ditor, duke fillluar nga e shtuna, për të përmbajtur një shpërthim të ri të koronavirusit në shtetin e dytë më të populluar të Australisë, Victoria, duke detyruar turneun e tenisit, Australian Open të vazhdojë pa spektatorë.

Bllokimi në të gjithë shtetin Victoria nga mesnata, u urdhërua nga frika e një përhapje të llojit të virusit, "hiper-infektiv" në Mbretërinë e Bashkuar, që do të prishte më pas gjithë punën që kishin bërë në Australisë për të përmbajtur pandeminë, dhe për të zhvilluar me sukses Australian Open. Kështu u shpreh kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andrews.

 "Unë kam besim se ky izolim i shkurtër do të jetë efektiv," tha Andrews. "Ne do të jemi në gjendje ta kalojmë edhe këtë fazë”. Ndërsa drejtori i Australian Open, Craig Tiley dha garanci se turneu do të vazhdojë, me lojtarët që do të garojnë pa patur praninë e spektatorëve.

"Lojtarët kanë qenë të gjithë shumë të mirë dhe na kanë kuptuar. Ata kanë kaluar tashmë përmes një programi rigoroz" - shtoi ai. Qyteti i dytë më i madh në Australi i Melburnit kaloi nga mikpritja e mijëra tifozëve për turneun e tij Grand Slam në tenis në rrugët e shkreta të qytetit brenda natës, pasi miliona banorë të tij, filluan një izolim 5-ditor kundër koronavirusit.

Qyteti ishte i qetë të shtunën në mëngjes, me një numër të vogël vrapuesish që shiheshin duke vrapuar në qendër të qytetit, ndërsa kryeqyteti i shtetit të Victoria hyri në bllokimin e tretë që nga fillimi i pandemisë. Australia ka qenë ndër vendet më të suksesshme në botë për të përmbajtur koronavirusin, me 909 vdekje në një popullsi prej mbi 25 milion.