RTSH Sport Live

Australian Open, yjet e tenisit përsëri në izolim

  • 03/02/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Australian Open, yjet e tenisit përsëri në izolim
Karantinë edhe për gjyqtarët e stafin pas pozitivitetit të njërit prej personelit të hotelit ku po qëndrojnë pjesëmarrësit

Pas pozitivitetit me Coronavirus të një punonjësi të një prej hoteleve të caktuar për karantinë në Melburn, Australi, rreth 500-600 njerëz, përfshirë lojtarë, gjyqtarë dhe staf do të detyrohen të izolohen. “Aktualisht nuk ka ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në turne”, tha Guvernatori i Shtetit Victoria, Daniel Andreës. Në fakt, lojtarët do të jenë të lirë të kthehen në lojë sapo të konstatohet negativiteti i tyre. Rasti Covid - një djalë 26-vjeçar, me gjasë varianti anglez i virusit - u regjistrua në Grand Hyatt Hotel. Nuk ka nevojë të alarmohemi apo të shkaktojmë panik - shtoi Andreës - Ne jemi përpjekur të jemi në gjendje të menaxhojmë me sukses këto situate”.

Për shkak të infektimit, nesër, e enjte, "nuk do të ketë ndeshje në Melbourne Park", sipas një deklarate nga Tenis Australia. Shumë ndeshje ishin planifikuar në Melbourne Park. Janë anulluar gjithashtu të gjitha ndeshjet e planifikuara për nesër të vlefshme për Kupën ATP. Të premten organizatorët do të japin më shumë informacion mbi situatën. Australian Open pritet të fillojë të hënën e ardhshme, 8 shkurt, në Melburn.