RTSH Sport Live

Bagnaia fluturon në Le Mans, pas tij Miller

  • 14/05/2022
  • |
  • Moto GP
Bagnaia fluturon në Le Mans, pas tij Miller
Dopieta e Ducatit në kualifikueset franceze. Rreshti i dytë është për Yamaha-n e Quartararos

Francesco Bagnaia fiton pole position në MotoGP në Çmimin e Madh të Francës. Në kualifikueset në cirkuitin e Le Mans, piloti i Ducati konfirmoi veten si më i shpejti siç bëri të shtunën në Jerez, duke shënuar kohën më të mirë në 1’30” 450 (rekord i pistës)

'Pecco' ishte përpara Ducatit tjetër të Jack Miller me 69 të mijëta, ndërsa Aleix Espargaro (Aprilia) kompleton rreshtin e parë. Rreshti i dytë për Fabio Quartararo (Yamaha), Enea Bastianini (Ducati) dhe Johann Zarco (Ducati). Vendi i shtatë dhe i tetë për Suzuki të Joan Mir dhe Alex Rins. Marc Marquez është larg, koha e dhjetë më e mirë, përpara shokut të tij te Honda, Pol Espargaro.

NISJA

Rreshti i parë

  1. Francesco Bagnaia
  2. Jack Miller
  3. Aleix Espargaro

Rreshti i dytë

  1. Fabio Quartararo
  2. Enea Bastianini
  3. Johann Zarco

Rreshti i tretë

  1. Joan Mir
  2. Alex Rins
  3. Jorge Martin

Rreshti i katërt

  1. Marc Marquez
  2. Pol Espargaro
  3. Takaaki Nakagami

Rreshti i pestë

  1. Marco Bezzecchi
  2. Maverick Vinales
  3. Luca Marini

Rreshti i gjashtë

  1. Fabio Di Giannantonio
  2. Miguel Oliveira
  3. Brad Binder

Rreshti i shtatë

  1. Franco Morbidelli
  2. Andrea Dovizioso
  3. Alex Marquez

Rreshti i tetë

  1. Remy Gardner
  2. Darryn Binder
  3. Raul Fernandez