RTSH Sport Live

Bagnaia triumfon në Silverstone, pas tij Vinales

  • 07/08/2022
  • |
  • Moto GP
Bagnaia triumfon në Silverstone, pas tij Vinales
Në cirkuitin  e Silverstone, "Pecco" gjen fitoren e dytë radhazi përpara pilotit të Aprilia. Miller i treti, Quartararo i 8-ti përpara Aleix Espargaro

Francesco Bagnaia fiton Çmimin e Madh të Britanisë, raundi i dymbëdhjetë i kampionatit botëror të MotoGP. Piloti i Ducatit shënon fitoren e dytë radhazi pas asaj të Assen, duke i rezistuar sulmeve të Maverick Vinales në finale. Jack Miller mbyll podiumin, më pas është  Enea Bastianini, protagonist i një rikthimi të mirë në pjesën e fundit të garës.

Në intervistën pas garës, "Pecco" theksoi: "Është bërë një punë e pabesueshme. E konsideroj këtë fitore më të mirën që kam arritur në karrierën time. Nuk është kurrë e lehtë, por sot vuajtëm më shumë".

"Nuk ishte e lehtë, sepse gjatë gjithë fundjavës kishim probleme me kapjen në pjesën e pasme. Sot bëmë një hap të madh përpara në këtë drejtim. Gjeta një ndjenjë më të mirë, por prapë më mungonte diçka që e gjetëm në garë".

Klasifikimi final:

  1. Bagnaia 
  2. Vinales
  3. Miller
  4. Bastianini
  5. Martin
  6. Oliveira
  7. Rins
  8. Quartararo
  9. Espargaro
  10. Bezzecchi
  11. Binder
  12. Marini
  13. Nakagami
  14. Espargaro
  15. Morbidelli
  16. Dovizioso
  17. Marquez
  18. Gardner
  19. Bradl
  20. Binder
  21. Fernandez
  22. Di Giannantonio

OUT
Mir
Zarco