RTSH Sport Live

Bajerni dhe Dortmundi me pushime, disfatë e dyfishtë

  • 30/04/2022
  • |
  • Gjermani
Bajerni dhe Dortmundi me pushime, disfatë e dyfishtë
Humbje për Bayern dhe Borussia Dortmund në javën e 32-të të Bundesligës. Kampionët gjermanë bien 3-1 në fushën e Mainz, verdhezinjtë (të dytët) dorëzohen 4-3 kundër Bochum-it, pavarësisht tripletës së Haaland.

Bayern, tashmë kampion i Gjermanisë bie në Mainz në një sfidë të padobishme për klasifikimin. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 18-të me Burkardt, më pas në minutën e 27-të Niakhate dyfishoi. Leëandoëski tenton të zgjojë skuadrën e tij në minutën e 33-të me golin e shënuar, por bavarezët janë të shurdhër dhe të pamotivuar dhe në minutën e 57-të Barreiro kompleton tripletën me bashkëpunimin e devijimit të Sule.

Gola dhe spektakël mes Dortmundit dhe Bochumit në një ndeshje që nuk kishte shumë për të kërkuar për tabelën. Fillimi shokues i Dortmundit (tashmë i sigurt për vendin e dytë) i cili është 2-0 pas vetëm tetë minutash: Polter dhe Holtmann nënshkruajnë një-dy që duket se kapitullon verdhezinjtë, por dy penallti nga Haaland në 18' dhe 33' vijnë në ndihmë: është 2-2.

Në këtë pikë inercia është e gjitha në anën e Dortmundit dhe rikthimi përfundon në minutën e 63-të sërish me Haaland. Tripletë për norvegjezin, por jo mjaftueshëm sepse në minutën e 81-të vjen 3-3 e papritur e Locadia-s dhe në minutën e 85-të një tjetër përmbysje me penalltinë e Pantoviç.