RTSH Sport Live

Bajerni, “leksion” Barçës. Fitojnë Juve e Çelsi

  • 14/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
Bajerni, “leksion” Barçës. Fitojnë Juve e Çelsi
Bavarezët mposhtën katalanasit 3-0 në “Kamp Nou”, mjafton Lukaku për londinezët, bardhezinjtë rikthehen fuqishëm

UEFA Champions League me një mbrëmje të çmendur në ditën e parë të fazës së grupeve. Në supersfidën e mbrëmjes, atë mes Barcelonës dhe Bajernit, gjermanët kanë vendosur diktatin e tyre duke i dhënë një leksion skuadrës katalanase brenda në shtëpi. Muller i dha rrugë suksesit të bavarezëve me golin e tij, ndërsa dopieta e Levandovskit ishte goditja përfundimtare ndaj skuadrës së Koeman.

Fiton Çelsi, 1-0 përballë Zenit. Të besuarit e Tuchel nuk e kishin aspak të lehtë përballë formacionit rus, pavarësisht se luanin në shtëpi. Gjithsesi, për të zgjidhur situatën ka menduar edhe njëherë Lukaku, që ka shënuar golin me vlerën e tri pikëve në minutën e 69-të. Barazim pa gola në Lille-Wolfsburg e Dinamo Kiev-Benfica.

Juventusit i kanë mjaftuar 45 minuta për të arritur suksesin në fushën e Malmoe. Në fillim është Alex Sandro që ka shënuar, për të plotësuar tripletën më pas me Dybala(me penallti) dhe Morata në fundin e pjesës së parë.   

Atalanta përuron udhëtimin e saj në Champions me një barazim 2-2 në fushën e Villarreal. Italianët shënojnë të parët, me Freuler që në minutën e 6-të. Por skuadra e Emery përmbys gjithçka falë golave ​​të Trigueros (39') dhe Danjuma (73 '). Gosens kujdeset në minutën e 83 -të, për të shmangur humbjen, 2-2.