RTSH Sport Live

Bajerni ndalet përsëri, Levandovski nuk mjafton

  • 12/03/2022
  • |
  • Gjermani
Bajerni ndalet përsëri, Levandovski nuk mjafton
Vetëm 1-1 për bavarezët, +10 ndaj Dortmundit por me dy ndeshje më shumë

Vetëm barazim 1-1 për Bayern Munich në fushën e Hoffenheim në ndeshjen e javës së 26-të të Bundesligës. Një ndalesë që nuk I pengon bararezët të qëndrojnë të parët në klasifikim me 10 pikë përpara Borussia Dortmundit, por verdhezinjtë kanë dy ndeshje më pak dhe praktikisht mund të rihapin Bundesligën. Ishte Baumgartner ai që i kaloi në avantazh vendasit në minutën e 32-të, por Lewandowski arriti të barazojë në sekondën e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Leëandoëski humbet mundësinë për golin e dytë, ndërsa Neuer shpëton bavarezët në mundësinë që kishte Kramaric. Ndeshje e ekuilibruar me skuadra që luajnë hapur dhe lënë hapësira, në bilbilin e trefishtë barazimi është rezultati i duhur.

Fitore 3-2 dhe vendi i katërt për Freiburgun që e vendos Ëolfsburg në zonat e rrezikshme të renditjes. Vincenzo Grifo është protagonisti I skuadrës vendase, autor i një dopiete, 7 'dhe 44': tetë gola këtë sezon. Në pjesën e dytë Kruse shkurtoi diferencën për miqtë dhe Arnold barazoi në minutën e 84-të, por barazpesha nuk zgjati shumë pasi Schlotterbeck kaloi Freiburgun në avantazh në minutën e 87-të.

Nuk del nga kriza Union Berlin, me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa për Stuttgartin, vendi I tretë nga fundi, është një frymëmarrje e vogël. Goli i Aëoniyi në fund të pjesës së parë duket se i mjafton skuadrës nga kryeqyteti gjerman, por pikërisht kur fitorja dukej e blinduar, vjen goli i bujshëm i barazimit të Kalajdzic në minutën e 90-të, 1-1.